Shkollë në kushtet e shtëpisë

07/10/2010 18:55

Zakonisht shkollat 9 vjecare kanë emra njerëzish të spikatur apo ngjarjesh të rëndësishme për historinë tonë, por shkolla që do t’ju prezantojmë nuk ka asgjë të përbashkët me emrat që keni dëgjuar deri më sot.  

Kjo është shkolla fillore “familja Kulla” e kjo jo për ndojnë ccmenduri emërtimi por sepse kjo shkollë e zhvillon mësimin në ambientet e shtëpisë së mësueses Flora Kulla. Jemi në fshatin Brret në Krujë dhe që prej vitit 1997 këtu nuk ka më një godinë të destinuar për shkollë. Pas disa vitesh peripecish zgjidhja finale ishte që fëmijët e fshatit, t’i arsimonte mësuesja në shtëpinë e vet.

“U bë një vit që nxënësit i kam sjellë këtu. Me parë ishin në një shtëpi tjetër”, shprehet Flora. Por cfarë ndodh pasi ora shënon tetë dhe kjo shtëpi shndërrohet në shkollën e fëmijëve të Brretit? “Unë kam 10 fëmijë që janë në klasa të ndryshme”, shton ajo. E vërtetë që fëmijët janë në klasa të ndryshmë por mësimin e bëjnë të gjithë bashkë. Por për ata kjo gjë është një kënaqësi e madhe pasi asnjëri prej tyre nuk ka shkuar ndonjëherë në një shkollë të mirëfilltë.

Secili ka përjetimin e tij, këtu edhe pse është shtëpi mësimi ndiqet në mënyrë rigorioze. Por deri në klasë të pestë është zysh Flora dhe shtëpia e saj, ndërsa më pas situata për këta fëmijë bëhet disi më e vështirë pasi nuk kanë më ku të shkojnë. Sigurisht që ka dhe alternativa të tjera por imagjinoni një fëmijë 8 vjec nëpër pyll, të kalojë një lum e të tjera peripeci në 7 të mëngjesit.

Mësuese Flora nuk është teorike kur tregon për vuajtje dhe sakrifica pasi fëmijët e saj janë në moshë shkolle dhe rutina është e njëjtë dhe për ata. Fshati Brret 40 km nga sheshi “Skënderbej”, 2 ore me makinë nga shkollat private, kolegjet ekskluzive dhe një jete larg normalitetit dhe mundesise per disa femije që kujtojnë se lavamani me soben jane pjese e zakonshme e orendive te nje klase mesimi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel