Obama sfidon Bush në basketboll

07/10/2010 13:40

Republikanët dhe demokratët do të sfidojnë njeri-tjetrin në basketboll, por do të jetë vetëm një sfide virtuale e propozuar nga versioni i ri i NBA Jam.

Bëhet fjalë për një videolojë e ‘Electronic Arts Sport’ që do të dalë të premten e ardhshme për Wii në të cilën përveç emrave më të famshëm të basketbollit amerikan do të jetë e mundur zhbllokimi i shumë personazheve sekretë.

Në NBA Jam ndeshjet luhet dy kundër dy, por versioni i ri përfshin edhe ndeshje tek e tek.

Në këtë edicion programuesit kanë futur shumë personalitete të botës politike amerikane: Barack Obama, George W. Bush, Bill e Hillary Clinton, John McCain, Al Gore, Sarah Palin e Joe Biden, të ndarë në dy skuadra, demokratë dhe republikanë.

Top Channel