Alergjia, vezët sa më shpejt në ushqimin e bebeve

05/10/2010 17:00

Vonesa e futjes së vezës në ushqimin e bebeve shton deri në pesë herë më shumë rrezikun e zhvillimit të alergjisë nga ky ushqim.

Kërkuesit e Melbourne kanë dalë kundër mendimeve se duhen pritur disa muaj përpara se fëmija të ushqehet me vezë.

Sipas vëzhgimeve të tyre, kur vezët hyjnë në dietë nga 4-6 muaj, mundësia e reaksioneve alergjike është me 60% më e vogël se tek fëmijët që kanë filluar konsumimin nga 10-12 muajsh. Alergjia ndaj vezës është më e zakonshmja tek fëmijët.

Top Channel