Pesë orë gjumë mjaftojnë

04/10/2010 16:30

Kohëzgjatja ideale e gjumit është nga pesë deri në gjashtë orë e gjysmë. Numri magjik i orëve të rekomanduara nuk është më shtata, siç ishte pretenduar nga studime të mëparshme.

Përfundimin e kanë nxjerrë ekspertët të cilët në një kërkim të fundit spostojnë kufirin e pushimit të këshilluar duke e reduktuar atë.

Një studim i Universitetit të Kalifornisë në San Diego përgënjeshtron një kërkim të mëparshëm të Ëest Virginia University që parashikonte si kohë ideale shtatë orë.

Top Channel