IgNobel për zbulimet më të “cmendura”

04/10/2010 10:00

Zbulimet më të cmendura të vitit? Tashmë nderohen me një cmim “binjak” me Nobelin suedez që quhet IgNobel.

Bëhet fjalë për një version të “cmendur” por të vërtetë për zbulimet e “cmendura” të kryera nga universitetet e botës në harkun e një viti.

Ky cmim të jepet nga “Journal of Improbable Research”. Keshtu, cmimin IgNobel Management e ka marrë një grup kërkuesish nga Universiteti i Katanias për punën rreth nderimit rastësor dhe jo meritokratik të mirënjohjes. Nga kjo lloj lotarie derivon një shoqëri e cila nuk falimention por përmirëson rezultatet cdo dite.

Cmimin e Inxhinierisë e ka marrë një grup kërkuesish nga Londra dhe Kalifornia që kanë studiuar një mjet për të mbledhur mukozën e balenave duke përdorur një mini-helikopter me telekomandë. Objektivi i kësaj shpikjeje është studimi i sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes tek balenat. IgNobel për Mjekësinë e ka fituar një studim holandez, sipas të cilit, kush vuan nga astma, duhet të bëjë një udhëtim në malet ruse.

Ekonomia ka shkuar për menaxherët e Goldman Sachs, AIG, Lehman Brothers, Bear Stearns, Merrill Lynch dhe Magnetar, të cilët kanë gjetur dhe promovuar rrugët të reja për investimin e parave.

Top Channel