Detet, biodiversiteti i Mesdheut, i rrezikuar

04/10/2010 09:40

Në detet e gjithë botës është bërë një anketë për 230 mijë specie nga 25 zona për rreth 10 vjet.

Ky studim është kryer nga 360 shkencëtarë nga 80 vende, të cilët kanë hartuar një dokument voluminoz që do të publikohet ditën e sotme në Londër. Sipas të dhënave të para, pellgu i Mesdheut është një nga më të pasurit në planet, pasi mban vendin e katërt në botë për biodiversitetin.

Por nga ana tjetër, Mesdheu është një nga pikat e shënuara me të kuqe në hartën e madhe detare, pasi rrezikon që brenda pak kohësh të humbasë një pjesë të mëdhe të biodiversitetit.

Top Channel