Romë, shitet apartament 5 metra katrorë

02/10/2010 10:30

Një apartament në një zonë shumë të banuar të Romës shitet 50 mijë euro, por e vecanta e tij është se ka një hapësirë vetëm prej 5 metrash katrorë.

Pra vlera e metrit katror është plot 10 mijë euro.

Lajmin e bëri të ditur “Il Giornale”, në një artikull të titulluar: “Në Romë tani jetohet si minjtë. Në shitje shtëpia 5 metra katrorë”.

Eshtë e vërtetë se zona në të cilën ndodhet apartamenti është shumë e mirë, mes Panteonit dhe sheshit Venecia. Por a mjafton kjo për të jetuar në një vend ku nuk di nga të rrotullohesh?

Gazetarja e “Il Giornale” Emanuela Fontana gjeti mënyrën për ta vizituar apartamentin dhe nga fotografimi ambienti duket se te shkakton klaustrofobinë.

Top Channel