SHBA, studenti homoseksual vret veten nga turpi

01/10/2010 21:30

Një student 18 vjecar nga New Jersey është hedhur nga ura pasi ka mësuar se takimi i tij me një tjetër student homoseksual, u filmua nga kamera dhe u hodh në rrjetin social Twitter.

Dy te rinjte që xhiruan skenen janë akuzuar për dhunim privatësie dhe rrezikojnë 5 vjet heqje lirie. Tyler Clementi nuk ka arritur ta durojë dot turpin për sjelljet intime me një mashkull tjetër, duke u hedhur në lumin Hudson.

Indiani Dharun Ravi dhe Molli Wei me origjinë aziatike e filmuan të gjithë skenën në fshehtësi. Kjo ngjarje ka ngjallur reagimin e komunitetit, ndërsa gazeta “New York Post” e ka hapur shkrimin me titullin “Puthja e vdekjes”.

Top Channel