Përfitohen staminale nga qelizat e lëkurës

01/10/2010 16:35

Qelizat e lëkurës njerëzore mund të riprogramohen për t’u transformuar në staminale, duke zgjidhur problemin e krijimit të linjave të qelizave që vijnë nga embrionet.

Kjo metodë është zbuluar nga kërkuesit e “Harvard Stem Cell Institute”. Falë teknikës së re, evitohet përdorimi i virusit për të cuar gene të reja brenda në qeliza dhe zgjidhet gjthashtu edhe problemi i shkatërrimit të embrioneve njerëzore nga ku derivojnë staminalet.

Pas shumë viteve debat për qelizat staminale, ky zbulim mund të hedhë ujë në “zjarrin” e mosmarrëveshjeve të shkuara.  

Top Channel