Bullgari, kapet gomari “kontrabandist”

01/10/2010 16:40

Në Maqedoni, gomari nuk është një kafshë që mund të përdoret vetëm në bujqësi apo transportin e thjeshtë, pasi trafikantët kanë mësuar ta përdorin edhe për kontrabandë.

Policia kufitare bullgare ka ndaluar një gomar me disa pako cigare të ngarkuara kur po kalonte kufirin mes dy vendeve për në qytetin bullgar të Susikës.

Sipas autoriteteve, gomari është ngarkuar nga një bandë maqedonase dhe është nisur i vetëm drejt kufitit pasi e ka mësuar përmendësh rrugën që duhet të përshkruajë.

Kjo kontrabandë bëhet prej vitesh mes dy vendeve, pasi në Maqedoni paketat kushtojnë shumë më pak se san ë Bullgari.

Top Channel