5 objektet më të pista se furca e banjos

01/10/2010 10:00

Ka objekte si telekomanda, furca e dhëmbëve apo rrobat e sapoblera që kanë shumë më tepër baktere se sa furca që përdoret për pastrimin e banjos.

Ja disa objekte që kanë mjaft baktere dhe që dëmtojnë seriozisht shëndetin:

Tastiera e kompjuterit- Nga një studim i kryer në Britaninë e Madhe thuhet se në 33 tastiera kompjuteri, 4 prej tyre ishin aq të ndotura, sa mund të konsideroheshin një rrezik konkret për shëndetin. Në disa tastiera të tjera kishte baktere shumë më tepër se normalja. Jo të gjitha tastierat janë të pista, por mund të bëhen nëse nuk lahen duart pasi shkohet në banjo, pasi është futur gishti në hundë apo është ngrënë para kompjuterit. Ja përse këto objekte duhen larë shpesh me një lecke të lagur me alkool.

Portofoli i një burri– Eshtë një prej zonave më të mira për zhvillimin e baktereve. Portofoli preket kush e di sa herë, qëndron në xhep ne ambient të nxehtë dhe të thatë dhe bakteret aty ndihen si në shtëpinë e tyre.

Skrivania e një gruaje- Universiteti i Arizonas ka përllogaritur prezencën e 400 baktereve më shumë në tavolinën e një gruaje se sa të një burri. Kjo vjen për shkakun se gratë zakonisht mbajnë ushqime në sirtarë, mbajnë mjete për tualet dhe shumë objekte të tjera.

Timoni i makinës
– Te këto objekte ndodhet i pranishëm bakteri stafilokok aureus që shoqërohet edhe nga Stafilokok epidermidis.Të dy janë përgjegjës për infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe sëmundjet grastrointestinale.

DVD-të– Stafilokok aureus dhe Stafilokok epidermidis,janë të pranishëm edhe të DVD-të. Kujtohuni të lani duart me kujdes menjëherë sapo t’i keni përdorur.

Top Channel