Zbulohen genet e gjatësisë, janë 180

30/09/2010 11:10

Zbulohen për herë të parë genet që ndikojnë në lartësinë e njerëzve. Janë gjithsej 180 dhe janë përshkruar këtë javë në “Nature”.

Rezultati i hap rrugën kërkimeve të ardhshme kundër defekteve të rritjes dhe “mund të ndihmojë të kuptohet se në çfarë mënyre këto gene ndërveprojnë dhe kombinohen për të influencuar gjatësinë”, ka shpjeguar Nicola Glorioso i Universitetit të Sassari, në Itali.

Studimi jep edhe të dhëna mbi rritjen e skeletit, lartësinë dhe defektet e rritjes.

Top Channel