Arabi, tërmetet, pasojë e mungesës ë vullkanit

30/09/2010 17:50

Rreth 30 mijë tërmete të vegjël goditën gjatë vitit të shkuar një rajon të shkretë në Arabinë Saudite, fenomen ky që nxiti kureshtjen e shkencëtarëve.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature Geoscience”, numri i madh i tërmeteve i dedikohet shpërthimit të munguar të llavës vullkanike në sipërfaqe. Studimi tregon se lëvizja e pllakave tektonike mund të shkaktojë fenomene më të mëdha nga sa ishte menduar deri tani.

Magma është ngjitur deri në 2 km nga sipërfaqja e Tokës, por në vend që të formonte një dhomë klasike magmatike, është futur në një korridor shkëmbinjsh duke krijuar një digë disa kilometra. Tërmetet e shkaktuar nga magma janë të ndryshëm nga ata tektonikë pasi nuk kanë një goditje fillestare të ndjekur nga shumë të tjera por shkaktojnë mijëra lëkundje të vogla.

“Ky erozion i brendshëm është shkaktuar për rreth një vit në një fushë llave të quajtur Harrat Lunayyir në Arabinë Saudite lindore. Kjo krahinë ka pasur shumë erozione në 20 vitet e fundit por nuk ka asnjë të dhënë për aktivitet vullkanik”, shprehet studiuesi John Pallister.

Top Channel