“Mirësevini në pyllin tim privat”

30/09/2010 20:30

Do të vizitojmë pyllin personal të një njeriu të dashuruar me natyrën. Quhet Idriz Haxhiu, prej nje viti pedagog ne pension, ndersa tani, te perditshem e tij e ka lidhur me kete plantacion pyjor, ne nje prej lagjeve te Vores, shume pranë Tiranes.

Me filozofine e tij te thjeshte sipas së cilës, pasuria e nje vendi, matet nga siperfaqja e gjelberuar,  Idrizi, pak metra larg shtepise, vendosi t’i dhurojë vendit dhe vetes, një pasuri të gjelbër. Parku natyral me siperfaqe 1 ha, i mbjelle me akacie, thane e lis, e mban te lidhur me studimet ekologjike.

Kurthet rastesore me gota plastike te mbushura me alkool dhe formaline jane metoda te thjeshta per te matur ndotjen e zones. Nese kurthet e improvizuara permbajne jo-vertebore, per biologun ne karriere do te thote “ndotje ekologjike”. Dikur i fokusuar tek amfibet dhe reptilet, drejtimi i tij shkencor si biolog, keto vitet e fundit eshte perqendruar tek ullishtja. 200 rrenje te varieteve te ndryshme, ne mesin e tetorit do te presin doren e tij. Ulliri i Beratit, i njohur ndryshe si “ulliri i tavolines” dhe pemet autoktone te zones japin prodhime cdo vit, duke thyer tabune popullore te prodhimit.

Ne saje te perdorimit te humusit organik, keto peme te renduara nga frutat e tyre jane nje mikro-bote e larmishme ekologjike. “Nuk perdor kimikate, vetem plehra organike. Me kane dhene shume rezultat”, shprehet Idrizi. Dhe vijme ne shtepine e tij, nje kopesht botanik krejt origjinal, i mbjelle me shege, limon, dardhe dhe bredhat e Otoves. 18 vjet me pare kur Idrizi ndertoi shtepine e tij, kjo siperfaqe e gjelberuar ka qene “toke e djerrë”.

Me nje profesion te trasheguar nga gjyshi dhe stergjyshi, Idrizi dhe femijet e tij i dhane asaj forme dhe jete. “Morem dhe nga nje tjeter vend dhe e hodhen perreth shtepise, pastaj mbollem keto peme, shege kryesisht qe ta mbronim token nga errozioni”, vijon ai. Idrizi eshte profesor i shume studimeve shkencore dhe i vetmi shqiptar i anetaresuar ne Organizaten per Ruajtjen e Gjallesave me qender ne Paris. Me pasionin e perditshem te mbjelljes dhe rritjes, me vullnetin per te zbuluar ate qe ofron bimesia, biologu qe shenjon ne kopshtin e tij cdo udhetim, konsiderohet pa frike nje monument i gjalle i lidhjes mes njeriut e shpirtit te tij me token.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel