Twitter kalon MySpace dhe bëhet i treti

29/09/2010 10:20

Twitter kalon MySpace dhe bëhet rrjeti i tretë social më i madh në botë me 96 milionë përdorues, një rritje prej 76% në 12 muaj.

MySpace në të kundërtën ka humbur në një vit 17 përqind të përdoruesve, duke qendruar në nivelin e 95 milionë vizitorëve në gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur Wall Street Journal (që i përket NewsCorp të Murdoch si MySpace).

Rrjeti social më popullor mbetet FB (598 milionë, +54%), që ka lënë pas Windows Live Profile të Microsoft (më shumë se 140 milionë).

Top Channel