Truri na komandon majtas ose djathtas

29/09/2010 20:25

Ekziston një zonë në tru që vendos se kur duhet të përdorim dorën e djathtë apo dorën e majtë në situata të ndryshme.

Duke neutralizuar dorën që zgjedh automatikisht për ne, mëngjërashët mund të detyrohen të përdorin dorën e djathtë, të cilën e vënë shumë rrallë në punë.

Zona që zgjedh të majtën është korja e pasme në anën e majtë. Zbulimin e ka bërë Flavio Oliveira në Universitetin e Kalifornisë. Pjesa e pasme e trurit njohet gjithashtu edhe për planifikimin e lëvizjeve tona. Dora kryesore përdoret në aksionet e vështira dhe tjetra në aksionet më të lehta.

Top Channel