Shkon të vjedhë me fëmijën në makinë

29/09/2010 13:30

Tenton të kryejë një vjedhje në pastiçeri duke patur me vete në makinë vajzën 9-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Napoli të Italisë. Burri, një 45 vjeçar, është kapur në flagrancë nga një patrullë e policisë.

Ai kishte hyrë në pastiçeri i armatosur me një thikë dhe mori paratë nga kasa. Pas ndërhyrjes, policët kanë zbuluar se në makinë që priste 45-vjeçarin ishte vajza 9-vjeçare.

Top Channel