Nintendo dobësohet nga forcimi i jenit

29/09/2010 17:40

Forcimi i jenit japonez i ka dhënë një goditje të madhe kompanisë së lojrave, Nintendo.

Gjigandi elektronik ka arritur të parashikojë se deri në mars do arkëtojë 90 miliardë jen edhe pse ishte parashikuar 200 miliardë. Për këtë humbje, Nintendo pritet të publikojë një qëndrim zyrtar.

Ndërkohë, kompania ka zyrtarizuar daljen e ekzemplarit “3DS” që eshtë në gjendje të shikojë imazhet në 3 dimensione pa vendosur syze. Ky produkt do dalë në tregun japonez në 26 janar me cmimin 25 mijë jen.

Top Channel