Ambasador i Tokës nëse vijnë UFO-t?

29/09/2010 10:50

“Kjo histori është e pakuptimtë”. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Jamshid Gaziyev, ka përgënjeshtruar se OKB-ja nëpërmjet agjencisë së saj UNOOSA (Zyra për Punët e Hapësirës Ekstra-atmosferike, me seli në Vjenë), është duke emëruar “ambasadorin e Tokës” në rast kontakti me qeniet jashtëtokësore.

Lajmi ishte raportuar të dielën e shkruar nga gazetat britanike që kishin bërë publike edhe të zgjedhurin, që sipas tyre ishte astrofizikanti malajzian Mazlan Othman, 58 vjeç, kreu aktual i UNOOSA-s.

“Mandati i UNOOSA-s është i përcaktuar nga asambleja e përgjithshme e OKB-së dhe nuk ka plane për ta ndryshuar”, është shprehur Gaziyev.

Top Channel