“Mamma mia”, jo më himni i së djathtës daneze

29/09/2010 11:35

“Mamma mia” nuk do të jetë më himni i Partisë së Popullit Danez.

Pas muajsh përdorimi dhe abuzimi me këngën e njohur të Abba-s, nga i cili është marrë edhe filmi më të njëtin titull me Meryl Streep dhe Pierce Brosnan, janë vetë komponentët e grupit muzikor suedez që u kanë kërkuar drejtuesve të lëvizjes politike të mos përdorin më këngën gjatë  mbledhjeve të tyre.

Anëtarët e bandës kanë kërcënuar se do të hedhin në gjyq partinë e ekstremit të djathtë dhe të kërkojnë dëmshpërblim nëse nuk do kishin ndaluar të përdornin këngën e tyre.

Top Channel