Tatuojnë logon e radios në ballë

28/09/2010 16:20

Bëjnë tatuazh në ballë për të përfituar disa të holla por tashmë gjithë jetën e tyre do ta kalojë me logon e një radioje lokale.

Bëhet fjalë për amerikanin David Jonathan Winkelman të arrestuar nga policia në Iowa për shkak se duhej të paraqitej në gjyq pasi drejtoi një makinë pa lejen e të zotit. Fotoja e 48 vjecarit ka bërë xhiron e botës, por më shumë se tatuazhi, njerëzit janë cuditur nga ngjarja e rrallë.

Një ditë të vitit 2008, duke dëgjuar radio KORB, D.J që drejtonte emisionin tha me shaka se, kush do të bëntë tatuazh logon e radios në ballë, do të përfitonte një shpërblim të majmë. Winkelman dhe thjeshtri i tij Richard Goddard shkuan menjëherë tek një dyqan tatoo dhe shkruan në ballë “93 Rock” e “Quad City Rocker”.

Deri këtu gjithcka mund të jetë normale, por kur ata u paraqitën në radio për të marrë shpërblimin, mësuan se bëhej fjalë për një shaka. Goddard denoncoi radion por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij, jo për shkak të bazës ligjore por për shkak të mungesës së 48 vjecarit në sallën e gjyqit. Për ironi të fatit, sot stacioni radiofonik ka ndryshuar logon pasi quhet KQCS, Star 93.5”.  

Top Channel