Nis udhëtimin anija me energji diellore

28/09/2010 11:20

Turanor PlanetSolar, anija më e madhe me energji diellore ka nisur udhëtimin e saj nga Montecarlo dhe ka në plan që t’i bjerë qark botës.

Qëllimi i këtij udhëtimi është të përmirësohen njohuritë për energjinë diellore dhe për përfitimet e saj.

Anija është e gjatë 31 metra, e lartë 15 metra dhe ka një sipërfaqe totale prej 537 metrash katrorë.

Udhëtimi rreth botës do të zgjasë rreth tetë muaj dhe do të prekë brigjet lindore dhe perëndimore te Amerikës së Veriut, Meksikën, Sidney, Singaporin, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Themeluesi i projektit Raphel Domjan, 37 vjec, është pjesë e ekuipazhit prej 6 personash. Emri Turanor vjen nga Singapori dhe ka të bëjë me “Fuqinë e Diellit”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel