“Italia? Vendi i picës, mafias, pastës dhe skuterave”

28/09/2010 00:50

“Italia? Vendi i picës, mafias, pastës dhe skuterave”. Ky është përshkrimi që jep aplikacioni “What Country” i ndërtuar nga Apple për iPhone, iPod dhe iPad.

Shoqata dhe organizata të ndryshme i kanë kërkuar ministres së Turizmit, Mikela Vitoria Brambina që të kërkojë sqarime nga kompania “Apple” pasi pretendojnë se ky përshkrim i “What Country” dëmton imazhin e vendit, kur mjaft mirë vendet e tjera identifikohen krejt ndryshe. Për shembull Spanja nga njerëzit mikpritës e të sjellshëm, Franca nga sheshet romantike dhe vera, Gjermania nga birra, disiplina dhe autostradat, Zvicra nga bankat dhe çokollatat dhe SHBA nga patriotizmi dhe hamburgeri.

“Mafia në Itali është e madhe. Njihet përgjithësisht si Cosa Nostra, pastaj janë të tjerat si Camorra dhe Ndrangheta. Mafia italiane njihet më shumë për aktivitetet kriminale të traditës, si grabitja dhe prostitucioni. Mëgjithatë sot ajo është bërë mjaft e sofistikuar dhe ka zgjeruar aktivitetin kriminal të saj. Fuqia e mafias në Itali qendron tek forca e madhe ekonomike që përllogaritet në rreth 10 miliard euro në vit, që përfaqëson rreth 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto”, shpjegon “What Country”, fjalën MAFIA.

Në fakt, megjithë keqardhjen apo reagimet e italianëve për identifikimin e vendit të tyre me mafian, të dhënat e hedhura nga “Apple” nuk janë hamendësime por shifra të studimeve të ndryshme, madje edhe zyrtare.

Top Channel