Britani, gjendet mi në bukë, gjobitet ndërmarrja

28/09/2010 21:05

Një ndërmarrje ushqimore në Britani është gjobitur me 17 mijë stërlina pasi një burrë ka gjetur një mi të ngordhur në një copë buke.

Burri ishte duke përgatitur disa sanduiçë për një piknik me fëmijët kur ka vënë re kafshën në bukë. Menjëherë ka thirrur zyrtarët sanitarë të zonës.

Miut i mungonte bishti që mund të gjendej në ndonjë tjetër fetë buke që qarkullon në qytet.

Ndërmarrja në fjalë prodhon ndër ushqime që përdoren më shpesh në Britaninë e Madhe.

Top Channel