Të flasësh me veten, qartëson mendimet

27/09/2010 11:55

Të flasësh me veten nuk është aspak shenjë e paqëndrueshmërisë mendore. Shpesh herë na ndodh të shikojmë njerëz të cilët pëshpërisin me vete, por kujdes, ata nuk janë të cmendur pasi të folurit me vete i bën mirë njeriut.

Kjo mënyrë ndihmon në vetëkontrollin e njeriut, redukton sjelljet impulsive dhe zhvillon një proces më të mirë për vendimmarrjen. Psikologë nga Universiteti i Torontos kanë arritur në këtë përfundim pas disa testeve vullnetare.

“Kuptuam se njerëzit reagojnë në mënyrë më impulsive kur nuk mund të përdorin zërin e tyre të brendshëm”, shprehet profesori Michael Inzlicht. Studimi kanadez thekson se ne i dërgojmë shpesh herë mesazhe vetvetes, duke arritur të arsyetojmë më shumë.

Top Channel