Twitter, dhunohet faqja e Chavez

26/09/2010 13:55

Dhunohet faqja e liderit venezuelian, Hugo Chavez në blogun e famshëm Twitter.

Dikush ka hyrë në llogarinë e Chavez duke shkruar gjëra që nuk i përkasin kreut venezuelian të shtetit. Lajmin e bën të ditur ministri i Brendshëm, Tareck El Aissami ditën e sotme kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet legjislative.

“Disa parregullsi janë vënë re që ditën e mërkurë”, saktëson ministri. Në llogarinë e kreut të së majtës radikale janë regjistruar 850 mijë anëtarë. Chavez e menaxhon vetë faqen në blog.  

Top Channel