Kontraceptivët, shqiptarët i përdorin më pak në rajon

26/09/2010 14:30

Ciftet shqiptare mbeten ende prapa në lidhje me përdorimin e metodave moderne të planifikimit familjar.

Ne studimin e fundit  demografik dhe shëndetësor, bërë nga Instituti i Shëndetit Publik, vihet re se 59 % e femrave përdorin metodat tradicionale, ndërkohë që vetem 11 % e tyre i njohin metodat moderne të kontracepsionit.

Persa i perket kondomit ai ka nje perdorim vetem ne 4 % krahasuar me 58 %  te burrave qe ende perdorin metodat tradicionale. Ne diten boterore te kontracepsionit, Instituti i Shendetit Publik u ben thirrje qytetareve te njihen me metodat kontraceptive me qellim planifikimn familjar dhe parandalimin e semundjeve seksualisht te transmetueshme.

Me problematike paraqitet tek grupmoshat e reja ne zonat rurale te cilat kane mungese te theksuar informacioni. Krahasuar me rajonin  perdorimi i metodave moderne tek femrat e martuara eshte me i ulet ne Shqiperi se sa ne Serbi dhe Mal te Zi.

Top Channel