Kapsula “Soyuz” ulet në tokë

25/09/2010 10:30

Kapsula “Soyuz”, në të cilën ndodhen një astronaut amerikan dhe dy kozmonaut rusë, është ulur e sigurt në Kazakistan.

Autoritetet deklaruan se kapsula është ulur në rregull, pothuajse saktësisht në objektivin e caktuar në Kazakistanin Verior, në 11:23 me orën lokale.

“Soyuz” më herët ishte shkëputur nga Stacioni Hapësiror Ndërkombëtar, pas një tentative të dështuar të kryer ditën e premte.

Amerikanja Tracy Caldëell Dyson dhe rusët Alexander Skvortsov dhe Mikhail Kornienko ndodheshin në bordin e stacionit hapësiror oër të oaktën 6 muajsh.

Fotografitë e transmetuara në një faqe interneti tregonin Skvortsov duke qeshur dhe Dyson dhe Kornienko që ndihmonin njëri-tjetrin.

Top Channel