Kanada, krijohet avioni që përplas krahët

25/09/2010 15:55

Realizohet ëndrra e Leonardo da Vinci. Todd Reichert, një profesor inxhinierie në Universitetin e Torontos ka arritur të ndërtojë një ornithopter, mjeti i ideuar nga gjigandi i rilindjes.

Bëhet fjalë për një avion që përplas krahët si zog dhe që lëviz me pedale falë vetëm forcës së njeriut.

Jo vetëm kaq. Reichert ka arritur të fluturojë për 19,3 sekonda duke përshkruar një distancë prej 145,3 metrash me një shpejtësi 25,6 km/h.

Pak në realitet, por edhe vëllezërit Wright krijuesit e modelit të parë të avionit, arritën të qëndronin në ajër vetëm për 12 sekonda në fluturimin e tyre provë.

Top Channel