E çnderoi, pronari përzë qenin nga shtëpia

25/09/2010 17:00

Qeni i një familjeje të pasur është përzënë nga shtëpia pasi kishte ngrënë bukën që i kishte dhënë një grua që i përkiste katëgorisë sociale të “dalit”, “të paprekshmit”.

Ngjarja ka ndodhur në Indi, në një fshat të shtetit të Madhya Pradesh.

Padroni që i përkiste fisit aristokrat të Rajput, e largoi kafshën pasi e kapi duke ngrënë ushqim nga gruaja e kastës së ulët.

Sipas “Times of India”, qeni, një labrador i ri me ngjyrë të zezë me emrin Shiru, gjendet tani i lidhur në një pemë të fshatit të varfër.

Top Channel