Cameron: Vajza ime fle në një kuti kartoni

25/09/2010 17:40

Vajza e porsalindur e kryeministrit britanik fle në një kuti kartoni. Lajmin e ka treguar vetë David Cameron për “Daily Telegraph”.

Kreu i qeverisë ka shpjeguar se gushtin e shkuar, lindja e Florence, ka kapur në befasi si atë edhe të shoqen Samantha, teksa familja gjendej me pushime në Cornëall.

“Nancy (vajza 6 vjeçe e kryeministrit) përgatiti një kuti kartoni, duke e pikturuar, kur ishim në Cornwall, pasi nuk kishim me vete djepin dhe Florence është ende aty. Një ditë mund të thotë se se është rritur në Downing Street në një kuti kartoni”, deklaroi Cameron.

Top Channel