Bujanoc, 30 policë shqiptarë të shkarkuar
25/09/2010 11:35
Nga viti 2003 e deri më sot, në komunën e Bujanocit, në Luginën e Preshevës, janë shkarkuar nga detyra 30 agjentë shqiptarë të policisë.
Autoritetet komunale shqiptare kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë largim sistematik, që sipas tyre po cënon parimin e policisë multietnike, të krijuar me ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka deklaruar se u ka dërguar nga një letër OSBE-së, misioneve ndërkombëtare dhe ministrit të Brendshëm serb për këtë problem.
Top Channel