Binjaket më të vjetra, në Francë

25/09/2010 11:35

Janë franceze binjaket më të vjetra në botë; Raymonde e Lucienne, 98 vjec kanë hyrë në librin e rekordeve Guinness.

“Ky rekord na bën të ndihemi të lumtura, sidomos për nipërit tanë”, thotë Raymonde, motra më e madhe në një intervistë për të përditshmen “Le Parisien”.

Sekreti i jetëgjatësisë? Gëzim për të jetuar dhe sport. “Bëjmë shumë aktivitet sportiv, gjimnastikë, ping-pong, basketboll. Lëvizja e trupit është thelbësore”, thonë motrat.

Top Channel