Të jetosh në katet e larta plakesh më shpejt

24/09/2010 16:05

Të jetosh në katin e sipërm të një gradaçele në një qytet të bukur ke një panoramë të mrekullueshme, por plakesh më shpejt.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i fundit i dy fizikantëve amerikanë të National Institute of Standards and Technology të Boulder, në Kolorado.

Kërkimi, i publikuar në revistën “Science”, thekson një nga intuitat që kishte Ajnshtajni me teorinë e relativitetit: koha kalon më shpejt nëse ngjitesh në lartësi.

Top Channel