Kush e “cau” Detin e Kuq, Moisiu apo era?

24/09/2010 16:50

Ishte Moisiu që udhëhoqi popullin hebre nga Egjipti për në tokat e tyre duke “carë” detin?

Legjenda thotë kështu por sipas një hipoteze të fundit, ishin erërat e fuqishme ato që i hapën rrugën popullit hebre të kalonte Detin e Kuq dhe rënia e intensitetit të erërave bëri që ushtria e faraonit, e cilia ishte vënë në ndjekje të tyre, të mbytej.

Një studim i simuluar në kompjuter nga “Us National Centre for Atmosphere Research” paraqet 14 variante ku era me shpejtësi 100 km/h që pushtoi këtë zonë për 12 orë, krijoi një “urë” 5 km të gjatë për rreth 4 orë. Kjo gjatësi ishte mëse e mjaftueshme që Moisiu dhe populli i tij të kalonin në anën tjetër për në Tokën e Premtuar drejt Izraelit.  

Top Channel