Zelandë e Re, 25 balena të ngordhura në breg

22/09/2010 09:20

Tragjedi në brigjet e Zelandës së Re ku janë gjetur të pajeta 25 balena.

Trupat e gjitarëve gjigandë u identifikuan në “Spirits Bay”, 320 km larg kryeqytetit Auckland. Sipas studiuesve, numri i balenave që i është afruar bregut është 74, ndërsa ambientalistët dhe shkencëtarët po përpiqen të shpëtojnë jetën e gjitarëve të mbijetuar pasi kushtet e vështira klimaterike e bëjnë të vështirë transportimin e tyre në thellësi.

Nuk dihen ende shkaqet pse balenat kanë dalë në breg, por sipas një hipoteze, ka mundësi që një anëtar i sëmurë mund të ketë marrë drejtimin e grupit, duke i nxjerrë në breg. 49 gjitarët e mbijetuar tashmë po luftojnë me vdekjen. Pak më shumë se dy muaj më parë, 63 balena u “ankoruan” në plazhin e Kaitaias.

Top Channel