Geni “Homer Simpson” ndikon tek zgjuarsia

22/09/2010 10:20

Njeriu mund të bëhet më i zgjuar sa hap e mbyll sytë? Ndoshta kjo mund të ndodhë në të ardhmen, por ndërkohë këtë benefit e kanë përfituar minjtë e një eksperimenti në SHBA, ku shkencëtarët në Atlanta kanë bërë një eksperiment interesant.

Duke caktivizuar një gen tek kaviet, ata kanë vërë re se kafshët u bënë më të zgjuara. Këtë gen e kanë pagëzuar me emrin “Homer Simpson”. A mund të ndodhë kjo tek njerëzit? Ndoshta duhet kohë që të përgatitemi për këtë eksperiment.

Geni me emrin shkencor RGS14 ka treguar se në momentin që nuk vepron nxit më shumë inteligjencën. Proteina përbërëse e tij po studiohet prej dhjetra vitesh. Ajo rregullon sinjalet që dërgohen në tru, ndërsa geni vepron në zonën celebrale CA2, ende shumë pak e njohur për shkencëtarët. John Hepler nga Emory University ka vënë re se në momentin e caktivizimit të genit, kujtesa e minjve është përmirësuar.   

Top Channel