Enzima NOX4 mund të cojë në kurimin e iktusit

22/09/2010 11:55

Identifikimi i enzimës NOX4 si një faktor i rëndësishëm në vdekjen e neuroneve në rastin e një iktusi, i hap rrugë të reja kurimit të kësaj sëmundjeje.

NOX4 ka një rol qëndror në prodhimin e qelizave të peroksidit të hidrogjenit qe mund të jetë celësi për të ulur dëmet e shkaktuara nga një iktus. Ky zbulim është bërë nga Universiteti i Mastrihtit dhe është publikuar në revistën PLoS Biology”.

Uji i oksigjenuar është një nga substancat më aktive të prodhuara gjatë reaksioneve të ndryshme. Pjesa më e madhe e dëmeve të shkaktuara nga një iktus nuk janë pasojë e ngjarjes por e reagimit të organizmit.

“Iktusi është shkaktari i dytë më i madh i vdekjeve në botë. Deri tani ekziston një terapi që mund të aplikohet vetëm tek 10 % e pacientëve”, shprehet Christoph Kleinschnitz. Ai shton se është një nevojë urgjente gjetja e terapive të reja dhe një prej kandidatëve është mekanizmi aksidativ.  

Top Channel