Këto pamje të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nuk janë marrë nga arkivat. Mund të duket si Tirana e 1980, por në fakt ka qenë sot në mëngjes. Asnjë makinë në lëvizje. Vështirë se mund të ndodh për vullnet apo mundësi e njëjta skenë.

Mes turmës së pafundme të bicikletave që kishin pushtuar qarkullimin përgjatë bulevardit, të cilët lëviznin grupe grupe, syri të kapte edhe personazhe interesante.

Por mes gjithë këtyre grupeve një zonjë shëtiste me biçikletën e saj vetëm. Nuk ishte në shoqërinë e askujt dhe nuk ishte drejtuar për askund, thjesht po shijonte ngarjen e biçikletës.

“Që dje pasdite gjeta disa fletushka që lajmëronin për aktivitetin e ditës pa makina”, shprehet Rezarta.

Gjate bisedes dialekti I saj na krijon nje ide me te qarte pse ndodhet aty

“Unë me origjinë jam shkodrane dhe ne e kemi traditë mbajtjen e një biçiklete në shtëpi”, thotë vajza.

Por Rezarta ndryshe nga shumë të tjerë, ka sakrifikuar vërtet shumë që për një ditë të vetme të merrte biçikletën e saj dhe të shëtiste lirshëm nëpër bulevardin rëndom të pushtuar nga makinat.

“Sot kam marrë një ditë pushimi për t’iu bashkuar këtij evenimenti”, shprehet Rezarta.

Por nëse shefi i saj ishte kaq tolerant, ç’mund të ketë menduar bashkëshorti?

“Burrin e kam shkodranë kështu që ne e kemi traditë biçikletën. Fëmija im gjithashtu ka një biçikletë që e përdorë shumë mirë”,

Mirëpo, përkundër të gjithë gjasave, personazhi ynë është një zonjë që në përditshmërinë e saj nget makinë e jo biçikletë.

“Unë kam një makinë. Por është shumë e vështirë të qarkullosh me makinë në Tiranë”, thotë ajo.

Në fillim thamë që ajo po shëtiste e vetme nëpër asfalt, por kjo nuk do të thotë që ajo ndjehej e tillë.

“Sot e pamë se sa biçikleta paska në Tiranë dhe se sa shumë njerëz kanë dëshirë që të ecin me biçikletë”, shprehet Rezarta.

Gjatë kohës që kjo intervistë po mbaronte bulevardi u hap për makinat dhe 60 sekonda pasi ndodhi një gjë e tillë u verifikua një aksident automobilistik, fatmirësisht pa pasoja serioze, 100 nga vendndodhja jonë… mbase Rezarta kishte bërë mirë që kishte parkuar në shtëpi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel