Leokoplasti hi-tech, efikas në tre ditë

21/09/2010 15:40

Është duke u eksperimentuar një leokoplast hi-tech kundër puçrrave të fytyrës, i cili vret bakteret dhe eleminon shenjat në tre ditë.

Zgjidhja e re është duke u punuar nga shoqëria teknologjike izraelite Oplon.

Ngjitësi ka edhe një efekt më të gjerë duke kontribuar në pastrimin e zonave përreth.

Rezultatet e plota të studimit mbi efikasitetin e lekoplastit priten në fund të vitit dhe shkencëtarët shpresojnë që mund ta vënë në treg brenda dy vitesh.

Top Channel