Identifikohet tek minjtë geni “Simpson”

21/09/2010 18:10

Është identifikuar tek minjtë geni përgjegjës për inteligjencën dhe memorien.

Zbulimi është bërë nga universiteti amerikan i Emory, Atlantë, të cilët e kanë pagëzuar genin me emrin “Homer Simpson”.

Nëse arrihet të çaktivizohet ky gen, sipas shkencëtarëve, mund të rrisë inteligjencën dhe aftësinë për të mësuar.

Aplikimi i të njëjtës mënyrë edhe tek njeriu është një nga ëndërrat më të mëdha të kërkuesve. Sipas tyre, pasojat e këtij zbulimi mund të jenë të paparashikueshme.

Top Channel