Britani, lind fëmijën live në Twitter

21/09/2010 16:45

Një grua në Britani ka lindur fëmijën e saj duke përshkruar të gjithë proçesin në Twitter, për të treguar anët pozitive të lindjes natyrale.

Fi Star-Stone, 34 vjeçe, e cila solli në jetë fëmijën e saj të dytë, është një infermiere dhe kujdeset për një faqe interneti ku jep konsulencë për prindërit.

“E bëra për të treguar anën pozitive të lindjes dhe se mund të evitohet marrja e qetësuesve dhe megjithë këtë edhe të arrish të dërgosh mesazhe nëpërmjet Twitter-it në të njëjtën kohë”, është shprehur Star-Stone.

Top Channel