Xhinset, veshja më e përshtatshme

20/09/2010 15:45

Xhinset janë veshjet me raportin më të mirë kosto-përdorim në të gjithë garderobën femërore.

Përfundimin e ka nxjerrë një kërkim i “Science Museum” të Londrës që ka bërë një analizim të 3 mijë dollapeve të grave për të kontrolluar raportin kosto-përdorim për çdo veshje që gjendej në të.

Ky raport është nxjerrë duke krahasuar çmimin e paguar për çdo veshje dhe numrin e herëve që ajo është përdorur.

Pas studimit ka rezultuar se xhinset janë veshja më e përshtatshme në dollapin e një gruaje.

Top Channel