Shkencë, nis puna për hartën proteinike

20/09/2010 14:45

Ka nisur në Sidnej puna për sipërmarrjen njerëzore të radhës. Projekti i proteomës njerëzore është një kufi i ri që synojnë të kalojnë shkencëtarët.

Studiues nga e gjithë bota do mblidhen në Australi për të identifikuar të paktën nga një proteinë për të 23.300 genet humane.

Projekti u publikua në Konferencën Botërore të proteomës njerëzore ku u mblodhën 1100 delegatë nga 60 vende. Studimi që do të zgjasë rreth 10 vjet, ka për qëllim edhe zbulimin e vendit ku u krijua proteina dhe në cfarë sasie.   

Top Channel