Ndjenja e fajit, zbulohen zonat përgjegjëse në tru

20/09/2010 15:50

Ndjenja e fajit, një ndjesi e nevojshme në jetën personale dhe shoqërore, gjendet në dy zona të ndryshme të trurit.

Zbulimi është bërë nga një studim italian i kryer nga Irccs Fondazione Santa Lucia, në Romë.

Rezultatet janë publikuar në revistën “Human Brain Mapping”, sipas së cilës studimi nuk ka vetëm vlera kulturore.

Ndjenja e fajit, përveçse implikimeve morale, është e rëndësishme edhe nga ana neurologjike dhe rehabilituese. Ky aspekt më i përgjithshëm moral mund të ndryshohet nga dëmtime trunore të natyrave të ndryshme, duke shkaktuar tek pacientët transformime domethënëse të sjelljes sociale.

Top Channel