Jupiteri, sot në mesnatë dhuron spektakël

20/09/2010 11:35

Planeti më i madh i sistemit tonë diellor, Jupiteri do të afrohet me Tokën si asnjëherë në 50 vitet e fundit.

Në mesnatën e 20-21 shtatorit, planeti 1300 herë më i madh se Toka jonë, do jetë vetëm 592 milionë km larg nesh. Në vendet ku do mungojnë retë, Jupiteri mund të shihet edhe me sy të lirë pasi distanca do të jetë 75 milionë km më e afërt se zakonisht.

Ky fenomen ndodhi për herë të fundit në vitin 1963 dhe do të ndodhë sërish në vitin 2022. Gjatë mesnatës, Jupiteri do ndricojë 3 herë më shumë se ylli më i ndritshëm në qiell. Astronomet kanë mundësinë e rrallë për të vëzhguar me kujdes edhe satelitët e Jupiterit por edhe të famshmen “Njolla e kuqe”, një ciklon që po zgjat prej shekujsh në hemisferën e planetit të gaztë. Jupiteri u vizitua për herë të parë nga sonda Pioneer 10 në vitin 1973 dhe aktualisht po monitorohet nga sonda Galileo.

“Jupiteri do jetë aq i ndritshëm sa nuk do ketë nevojë për një hartë qiellore për ta gjetur”, shprehet astronomi i NASA-s, Tony Phillips. E vecanta e natës së sotme është se edhe Urani do të jetë shumë afër Tokës por për shkak të Jupiterit nuk mund të shihet me sy të lirë. “Një event i dyfishtë që ndodh vetëm një herë në jetë”, shprehet Phillips.

Top Channel