Hokkaido, ishulli parajsë…

20/09/2010 11:50

Kushdo ka mundësinë dhe është një i apasionuar pas turizmit të gjelbër, do të gjejë parajsën në një nga zonat me të bukura të planetit që ndodhet në Japoni.

Bëhet fjalë për ishullin e Hokkaido-s, mrekulli e vërtetë natyrore. Vendet më ekzemplare mund të vecohen, liqeni Toya dhe gadishulli Shiretoko të cilat mbrohen nga UNESCO. Hokkaido është ishulli më verior i Japonisë me një zonë dhe klimë të egër gjatë pjesës më të madhe të vitit.

Njerëzit kanë ditur si të kombinojnë botën moderne me natyrën duke jetuar në harmoni te plote. Qyteti më i madh i ishullit është Saporo me rreth 2 milionë banorë. Gjithsesi, qëndrat urbane janë të rrethuara nga malet, luginat dhe liqenet. Kreshtat vullkanike në bregdet krijonë përshtypjen se kjo zonë ka ngelur e pandryshuar për miliona vjet.

5 janë parqet kombëtare në Hokkaido, ndërsa në këtë zonë gjenden edhe shumë vende termale. Popullsia vendase indigjene quhet Ainu dhe sipas të dhënave, e ka populluar ishullin që 300 vjet para Krishtit. Liqeni Komuke-ko është një parajsë e vërtetë pasi konsiderohet si shtëpia e 200 llojeve të vecanta zogjsh.

Top Channel