Hakersat sulmojnë ueb sajtet artistike

20/09/2010 21:55

Piratët informatikë kanë kryer sulme të koordinuara ndaj ueb sajteve që zotërohen nga industritë e kinematografisë dhe muzikës.

Sulmi nxorri përkohësisht jashtë loje faqet e Motion Picture Association dhe Recording Industry Association of America.

Sulmet u njoftuan me një mesazh mizor dhe kishin si synim paralajmërimin e përpjekjeve kundër piraterisë informatike.

Grupi deklaroi se do të vazhdojë të godasë edhe ueb sajte të tjera. Objektivi i ardhshëm i tyre është British Phonographic Industry.

Top Channel