Belgjikë, e ëma pranon vrasjen e të miturit

19/09/2010 10:55

E ëma e 4 vjecarit të vrarë me thikë në Belgjikë, ka pranuar krimin duke shokuar mbarë vendin.

Trupi i pajetë i Rachid Muhammad u gjet pak metra larg shtëpisë, në periferinë e Brukselit. Pasi u arrestua, gruaja nuk e pranoi krimin por presioni i prokurorëve ka bërë që ajo të marrë përsipër gjithcka.

Në shtëpinë e gruas me origjinë siriane, policia kishte gjetur gjurmë gjaku të fëmijës, duke hedhur dyshime të forta mbi mamanë e tij. Thika e krimit u gjet në shtëpi, e pastruar nga gruaja pas kryerjes së krimit.

Top Channel