Francezi pa gjymtyrë kalon La Manshin

18/09/2010 17:35

Francezi Philippe Croizon, 42 vjec, me këmbë dhe krahë të prera, ka nisur nga Folkstoni, në Britaninë e Madhe, kalimin me not të tunelit të La Manshit.

Pak para orës 8, notari ka prekur një shkëmb nën kontrollin e një arbitri dhe ka nisur kalimin me not që duhet të zgjasë rreth 24 orë.

Croizon, i cili është përgatitur rreth dy vjet për këtë sipërmarrje, pritet të mbërrijë nesër në mëngjes në brigjet franceze.

Sipas mediave lokale, në vitin 1994 ai u godit nga një shkarkim energjie elektrike teksa po cmontonte një antenë televizive në catinë e shtëpisë.

Top Channel